MASH Maqedoni: Gjysëmvjetori i dytë fillon më 23 janar me prezencë fizike

Maqedonia

MASH Maqedoni: Gjysëmvjetori i dytë fillon më 23 janar me prezencë fizike

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se viti shkollor vazhdon më 23 janar. Me Vendim të Qeverisë, me propozim të Ministrisë, gjysma e dytë e vitit shkollor 2022/23 në vend të 18 janarit fillon më 23 janar (e hënë), me prezencë fizike për të gjithë nxënësit.

Pushimi dimëror është zgjatur për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe për të kursyer energjinë elektrike për ngrohje.

“Duke pasur parasysh se disa nga shkollat publike fillore dhe të mesme ende nuk e kanë shfrytëzuar avantazhin e furnizimit me energji elektrike të subvencionuar, Ju bëjmë thirrje udhëheqësive të institucioneve arsimore dhe komunave si themelues të tyre ta realizojnë këtë mundësi. Me këtë shkollat do të ulin shpenzimet e energjisë elektrike dhe do të mundësohet realizimi i pandërprerë i mësimit me prezencë fizike deri në përfundimin e vitit shkollor”, informojnë nga MASH.

Nga MASH thonë se përgjegjësia e të gjitha palëve të interesuar në realizimin e procesit edukativo-arsimor kontribuon për cilësi më të lartë në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat