Ligji për shoqatat e nuk vlen vetëm për ato bullgare, thotë Kovaçevski

Maqedonia

Ligji për shoqatat e nuk vlen vetëm për ato bullgare, thotë Kovaçevski

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

“Ligji për shoqatat e qytetarëve nuk është vetëm për një lloj të shoqatave të qytetarëve, por për të gjitha shoqatat e qytetarëve që duhet t’i plotësojnë kushtet. Ato shoqata që nuk respektojnë ligjin, sipas vendimeve të Komisionit do të trajtohen nga Regjistri Qendror. Kjo vlen për të gjitha sferat e vendit”.

Këtë e tha kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për emrat e klubeve bullgare. Kovaçevski theksoi se qëndrimi i Qeverisë dhe qëndrimi i tij personal janë shumë të qarta.

“Në Maqedoni sundojnë ligje të barabarta për të gjithë. Së pari, bëhet fjalë për Ligjin për shoqatat e qytetarëve jo vetëm për një lloj të shoqatave të qytetarëve, por për të gjitha shoqatat e qytetarëve që duhet t’i plotësojnë kushtet sipas ligjit që ka kaluar në Kuvend. Ato shoqata që nuk do të respektojnë ligjin dhe që nuk do të respektojnë dispozitat ligjore në afatin e përcaktuar dhe në përputhje me vendimet e Komisionit të parashikuara me ligj, më pas do të trajtohen nga Regjistri Qendror në përputhje me ligjin”.

“Ato shoqata që janë në harmonizim me Ligjin apo ato shoqata që nuk janë në harmonizim dhe do ta shfrytëzojnë periudhën e pajtueshmërisë të dhënë me ligj dhe do të harmonizohen atëherë, ato do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat