Kuvend: Përleshje fizike mes dy deputeteve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kuvend: Përleshje fizike mes dy deputeteve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 14:15
Kuvendi i Maqedonisë

Gjatë debatit për rikonstruimin e Qeverisë ka pasur tentim nga ana e deputetës së OBRM-PDUKM-së për përleshje fizike me deputeten e LSDM-së, Zhaklina Lazarevska.

Kështu ka theksuar deputetja e LSDM-së, Sanella Shrkijelj, e cila ka shtuar se tentim për sulm fizik e ka bërë një deputete e opozitës nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

“Dje ka ndodhur një sulm i tillë, e cili dua të regjistrohet në transkriptet e Kuvendit, sepse nuk ishte gjuhë urrejtjeje, por tentativë për përleshje fizike me kolegen time Zhalkina Lazarevska, jo vetëm sulm verbal, por tentativë për përleshje fizike me një deputete ka ndodhur në këtë Kuvend”, tha Shkrijelj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat