LD-Maqedoni: Fillon debati për krijimin e Agjencisë së pavarur për luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar

Maqedonia

LD-Maqedoni: Fillon debati për krijimin e Agjencisë së pavarur për luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar

Më: 19 prill 2023 Në ora: 10:35
Pavle Trajanov

Pas shumë vitesh rezistencë të partive, sot Kuvendi duhet të nisë debatin për projektligjin për luftimin e formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, të paraqitur nga deputeti Pavle Trajanov, informojnë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.

“Me miratimin e këtij ligji janë krijuar kushtet për çrrënjosjen e krimit nga zyrtarët dhe personat e tjerë të përfshirë në korrupsion të lartë”, thonë nga LD.

Ata shtojnë se për herë të parë në Maqedoni themelohet Agjencia e pavarur për luftimin e formave të rënda të krimit, mbi të cilën nuk do të ketë ndikim partiak dhe politik apo ndikim nga bartësit e pozitave të larta politike dhe shtetërore.

“Ligji përfshin zgjidhje sistemore që garantojnë pavarësinë e Agjencisë në zbulimin dhe dokumentimin e krimeve të përmasave të mëdha. Kjo Agjenci duhet të zbulojë format e rënda të krimit, të bëjë kallëzim penal, të propozojë konfiskimin e pasurisë së fituar me mjete kriminale, si dhe të propozojë ndalimin e veprimtarisë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat