Fatmir Mexhiti: Bie numri i vdekjeve të foshnjave të porsalindur

Maqedonia

Fatmir Mexhiti: Bie numri i vdekjeve të foshnjave të porsalindur

Më: 20 prill 2023 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, gjatë një vizite në Klinikën Universale për Gjinekologji dhe Obstetrikë, tha se Maqedonia po tregon trend të uljes së vdekshmërisë së foshnjave.

Ne do të punojmë me përkushtim që kjo përqindje të arrijë vlerën më të ulët të mundshme, sepse shëndeti i luftëtarëve tanë më të vegjël është prioriteti ynë”, tha Mexhiti.

Ministri vizitoi foshnjën e porsalindur, me peshë vetëm 500 gr, në repartin e terapisë intensive për të porsalindurit dhe përgëzoi ekipin e kësaj klinike për angazhimin e tyre, i cili ka ulur ndjeshëm përqindjen e vdekjeve të të porsalindurve.

Ai përkujtoi se Klinika ka shënuar rënie të ndjeshme edhe të infeksioneve intraspitalore te të porsalindurit para kohe, të cilat në 4 muajt e parë të vitit 2023 krahasuar me vitin e kaluar janë ulur për 300 për qind.

Vizita e Mexhitit kishte për qëllim fillimin e një plani për ndërtimin e sallës së parë të histopatologjisë në klinikë për një analizë më të shpejtë dhe më efikase të materialeve nga ndërhyrjet diagnostike. Kjo do t’u japë pacientëve akses më të shpejtë në rezultatet që janë të nevojshme për planifikimin e trajtimit të duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat