Trajanov kërkon moratorium të projektit me “Bechtel dhe Enka”

Maqedonia

Trajanov kërkon moratorium të projektit me “Bechtel dhe Enka”

Më: 23 prill 2023 Në ora: 10:38
Pavle Trajanov

Për shkak të dyshimeve për korrupsion në shkallë të gjerë, Bashkimi Demokratik i Pavle Trajanovit kërkon moratorium në zbatimin e projektit për ndërtimin e autostradave të Korridoreve 8 dhe 10-d që do të ndërtohen nga “Bechtel dhe Enka” derisa kontrata të shpallet publikisht dhe deri në auditimin e aktiviteteve të deritanishme në lidhje me ndërtimin e korridoreve.

“Bashkimi Demokratik këmbëngul që Revizioni i Shtetit të bëjë auditimin e aktiviteteve të mëparshme në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-e. Së pari, nëse kontrata e nënshkruar me ‘Bechtel dhe Enka’ është në përputhje me rregulloret ligjore pozitive të Maqedonisë. Së dyti, a janë përzgjedhur kompanitë për konsultim dhe mbikëqyrje sipas vendimeve ligjore”, njofton partia.

Nga aty kërkojnë që raporti i revizioni t’u dorëzohet të gjithë deputetëve, si dhe tërheqjen pas procedurës së shkurtuar të tetë ligjeve të propozuara, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve dhe ridorëzimin e tyre në Kuvend në procedurë të rregullt.

“Meqenëse kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, pretendon se kontrata me ‘Bechtel dhe Enka’ është në përputhje të plotë me ligjin bazë për ndërtimin e korridoreve që është propozuar dhe votuar nga vetë deputetët dhe kjo nënkupton bartje të përgjegjësisë së deputetëve, Bashkimi Demokratik kërkon që nëntë (ose tetë) ligjet që deputetët i kanë dorëzuar për miratim në procedurë të shkurtuar, të tërhiqen dhe Qeveria t’i dërgojë në Kuvend në procedurë të rregullt”, theksojnë nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat