MPB Maqedoni: Shkollat janë të sigurta

Maqedonia

MPB Maqedoni: Shkollat janë të sigurta

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se shkollat janë të sigurta në Maqedoni, pas incidentit që ndodhi dje në Serbi ku vdiqën 5 nxënës.

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të kompetencave të saj, në koordinim me institucionet e tjera, vazhdimisht merr masa në atë drejtim. Sa i përket pjesës së parandalimit, projektet parandaluese janë realizuar për një periudhë të gjatë kohore përmes departamenteve dhe seksioneve të parandalimit të cilat realizohen në shkollat ​​fillore dhe të mesme, përmes të cilave drejtpërsëdrejti adresohen problemet tek të rinjtë dhe po punohet për zbulimin e hershëm si dhe parandalimin e të njëjtave, theksoi policia.

Ata shtojnë se MPB vazhdimisht zbaton kontrolle për rritjen e sigurisë së nxënësve.

“Po kryhen kontrollet tek automjetet e transportit publik që bartin nxnës, kontrollohen nxënësit në hyrje të shkollave, si dhe kontrollohen objektet afër shkollës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat