MPPS Maqedoni: Ndihma financiare për pagesën e energjensave do të vazhdojë nga muaji tetor

Maqedonia

MPPS Maqedoni: Ndihma financiare për pagesën e energjensave do të vazhdojë nga muaji tetor

Më: 5 maj 2023 Në ora: 14:49
MPPS Maqedoni

Pagesa e shtesës në të holla për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të konsumit të energjensave në amvisëri për shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar dhe të drejtës për sigurim social për të moshuarit përfundon me pagesën për muaji mars, kumtojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ky kumtim eshte në lidhje me informacionet e paraqitura në publik për uljen e masës së të drejtave në para nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve.

“Përkatësisht, këta shfrytëzues e marrin këtë shtesë në vlerë prej 1203 denarë sipas harmonizimit të fundit në janar të vitit 2023, për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjensave për muajt tetor deri në mars, sipas Ligjit për mbrojtje sociale”; theksohet në kumtesën nga MPPS-ja.

Duke pasur parasysh se pagesa e e të drejtave në para nga mbrojtja sociale edhe e fëmijëve për muajin prill është në vazhdim, siç theksojnë nga MPPS-ja, ndërpritet e drejta për kompensim në të holla për mbulimin e një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjisë në familje, ndërsa e njëjta do të vazhdoj të realizohet nga muaji tetor i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat