BDI përshëndet pr/ligjet me flamur europian për korridoret

Maqedonia

BDI përshëndet pr/ligjet me flamur europian për korridoret

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:44
BDI

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se vlerësojnë vendimin e djeshëm të Qeverisë për dorëzimin e propozim ligjeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D me flamur europian.

Sipas tyre, ky kështë vendim i përgjegjshëm në interes të qytetarëve për institucione dhe procedura efektive.

“Bllokada e paarsyeshme dhe e pakuptueshme e VMRO-së dhe Levicës i kushton shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtime më të shtrenjta dhe mbi dy vjet ndërtim të gjatë.

VMRO DPMNE dhe e majta në mënyrë aktive po bllokojnë në Kuvend mbi 500 milionë euro projekte për qytetarët dhe shtetin, pa asnjë arsye dhe vetëm për të shkaktuar dështimin e projekteve për qytetarët për motive të ulëta ditore politike. Këtë duhet ta dinë qytetarët dhe do ta ndëshkojnë në zgjedhje”, thonë mes tjerash nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat