Ministria e Shëndetësisë në RMV vazhdon me fushatën “derë më derë”, vaksinohen mbi një mijë fëmijë

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë në RMV vazhdon me fushatën “derë më derë”, vaksinohen mbi një mijë fëmijë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Mbi një mijë fëmijë janë vaksinuar për kryerjen e vaksinimeve rutinë të humbura, në kuadër të fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) “Derë më derë”, kumtoi sot MSH.

Janë vizituar gjithsej 3,373 familje, komunitete dhe tubime njerëzish në më shumë se 200 mjedise urbane dhe rurale. Në kuadër të fushatës u mbajtën biseda dhe leksione edukative dhe u shpërndanë më shumë se 6000 materiale për rutinë dhe vaksinim kundër Covid-19.

Fushata filloi më 24 prill 2023 dhe u zhvillua për gjithsej katër javë, si pjesë e Javës Evropiane të Imunizimit 2023, me mbështetjen financiare të BE-së.

Në vizitat në terren, siç informoi ministria resore, janë përfshirë 30 ekipe mjekësore, me qëllim prezantimin e përfitimeve nga imunizimi, si dhe administrimin e vaksinave kundër kovid-19 dhe vaksinimin rutinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat