Shfaqet Ramiz Merko pasi u shpall “non grata” nga SHBA-të: Do të ngrijë të gjitha aktivitetet partiake

Maqedonia

Shfaqet Ramiz Merko pasi u shpall “non grata” nga SHBA-të: Do të ngrijë të gjitha aktivitetet partiake

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 11:31
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili para disa ditësh u shpall “non grata” nga SHBA-të është shfaqur më në fund në opinion.

Ai në një postim në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se do të ngrijë të gjitha aktivitetet e tij partiake.

Merko gjithashtu shkruan se do të jetë i hapur në përkrahje të drejtësisë.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Ramiz Merkos:

Që nga Presidenti Uillson e deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë në çdo sfidë dhe bashkë kemi realizuar shume projekte të rëndësishme për vendin, qytetin dhe qytetarët e Strugës. Mbështetjen vijuese amerikane për vendin tonë dhe qytetarët e Strugës e mirëpres dhe e përkrah gjithmonë. Pas zhvillimit të fundit në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, nuk kam dashur të komunikoj në të mirë të proceseve për të cilat do të jem i hapur si çdo herë në përkrahje të drejtësisë dhe për secilin proces në organet e drejtësisë nga ana e institucionit të Komunës së Strugës dhe nga ana ime do të dorëzohet në kohë sa më të shpejt ashtu siç kam qënë transparent çdo herë për organet e drejtësisë dhe gjithë institucionet e tjera. Për këtë, në të mirë të procesit, vendosa që secilin aktivitet në strukturat partiake ta ngrij deri në mbylljen e proceseve të rëndësishme për të gjithë. Për fund dua të falenderoj secilin qytetar për mbështetjen ndër vite por dhe mbështetjen të cilën nuk e kanë kursyer dhe këto ditë të cilët jam i bindur se bashkërisht do i kalojmë, në funksion të krijimit të kushteve për një jetë sa më të mirë të qytetarëve të Strugës dhe jo vetëm, për Strugën që e duam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat