Inflacioni në Maqedoninë e Veriut bie nën 10 për qind

Maqedonia

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut bie nën 10 për qind

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Që nga fillimi i krizës energjetike, për herë të parë norma e inflacionit në Maqedoni ra nën 10 për qind, sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

Krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar, kostoja e jetesës këtë vit në të njëjtin muaj është rritur me 9.3 për qind.

Statisticienët kanë llogaritur se për të kaluar muajin nevojiten 48.500 denarë, që është 500 denarë më pak në krahasim me shportën e konsumit për muajin maj.

Në një vit, ushqimi është bërë më i shtrenjti. Buka dhe drithërat shiten me një çmim të rritur prej gati 27 për qind. Qumështi, djathi dhe vezët pothuajse 26 për qind, mishi mbi 25 për qind. Vetëm vajrat dhe yndyrnat u bënë më të lira me 5.3 për qind.

Ministria e Financave thotë se këto janë të dhëna inkurajuese, pasi inflacioni është ulur me më shumë se 10 për qind, krahasuar me tetorin 2022 kur ishte 19.8 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat