Shuhet zjarri që shpërtheu në rrethinën e Shtipit

Maqedonia

Shuhet zjarri që shpërtheu në rrethinën e Shtipit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Është shuar zjarri që shpërtheu sot në afërsi të Shtipit. Flakët janë ndezur në deponinë “Treshtena Skala” dhe janë përhapur në fshatin Sofilari dhe Penush. Era e fortë ka bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit të zjarrfikësve.

Komandanti i Zjarrfikësve të Shtipit, Darko Kocev për AIM tha se zjarrfikësit me katër vetura kanë intervenuar.

Zjarri kishte prekur kodra me bar të thatë dhe pyll me kërcell të ulët, ndërsa zjarrfikësit nuk kanë lejuar që zjarri të përfshijë një arë të pa korrur me drithëra. Sipas llogaritjeve të Kocevit, janë djegur rreth 40 hektarë.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov ka njoftuar se nesër do të japë më shumë informata dhe detaje rreth zjarreve në deponinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat