Një kompani nga Maqedonia futet në listën e zezë të SHBA-ve për abuzim me softuerin për spiunazh

Maqedonia

Një kompani nga Maqedonia futet në listën e zezë të SHBA-ve për abuzim me softuerin për spiunazh

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Departamenti Amerikan i Tregtisë ka futur sot në listën e zezë kompaninë “Sajtroknga” Shkupi, së bashku me tre kompani të tjera nga Greqia, Hungaria dhe Irlanda, për shkak të keqpërdorimit të softuerit komercial për spiunazh.

“Këto katër subjekte janë përcaktuar nga qeveria amerikane se kanë vepruar në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Tregtisë.

Ata shtojnë se arsyeja është shkelje e sigurisë kibernetike. Sipas deklaratës, SHBA beson se firma përdori softuer për të fituar qasje në sistemet e informacionit, duke rrezikuar kështu sigurinë e individëve dhe organizatave në mbarë botën.

“Ky aktivitet është në kundërshtim me Sigurinë Kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat