Numër i shtuar i automjeteve në pikat kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”

Maqedonia

Numër i shtuar i automjeteve në pikat kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga shteti, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.

I mbullur për komunikacion për shkak të asfaltimit, sot do të jenë seksioni Veles – Gradsko në periudhën nga 08:00 – 18:00, dhe Demir Kapi – Davidovë në periudhën nga 10:00 – 16:00.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në disa vende në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Prej 1 korrik e deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në vend vendoset regjim veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat