Policia gjen parregullsi në kompaninë e licencuar për prodhim të kanabisit në Maqedoni

Maqedonia

Policia gjen parregullsi në kompaninë e licencuar për prodhim të kanabisit në Maqedoni

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë ka kryer bastisje në hapësirat e dy kompanive në Negotinë, të autorizuara për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, me ç’rast janë konstatuar shumë parregullsi.

“Gjatë bastisjeve në njërin nga subjektet juridike është konstatuar se nga katër rekoltat mungojnë rreth 40 kilogramë kanabis, si dhe një mori parregullësish me të cilat subjekti juridik ka vepruar në kundërshtim me nenin 62, nenin 29-D, nenin 29-G dhe nenin 95-V të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe të substancave psikotrope.

Derisa, gjatë bastisjes te subjekti tjetër juridik është gjetur lule e thatë nga kanabisi për të cilin më herët është paraqitur raport deri te komisioni, lule e thatë për të cilën në të ardhmen është dashur të paraqitet raport deri te komisioni, kurse poashtu janë konstatuar edhe më shumë parregullsi me të cilat subjekti jurirdik ka vepruar në kundërshtim me nenet 29-G, 29-D dhe 29-GJ të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat