Kovaçevski: 22 vjet "Ohri" – Maqedonia është Evropa në miniaturë

Maqedonia

Kovaçevski: 22 vjet "Ohri" – Maqedonia është Evropa në miniaturë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:19
Dimitar Kovaçevski

Marrëveshja Kornizë e Ohrit solli paqë dhe mundësoi zhvillimin e vazhdueshëm të kohezionit shoqëror dhe të konceptit evropian të unitetit në dallime – shkruan në Facebook, Kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Kryeministrit Kovaçevski, Maqedonia e Veriut është shembull për demokraci funksionale, të qëndrueshme dhe multietnike që praktikon vlera evropiane.

“Ne jemi shoqëri që garanton të drejta dhe obligime të barabarta për të gjitha bashkësitë etnike, për Maqedonasit, Shqiptarët, Turqit, Serbët, Vllehët, Romët, Boshnjakët dhe të bashkësitë tjera që këtë shtet e llogarisin si vendin e tyre. Atdheu ynë është Evropa në miniaturë, kurse respektimi i dallimeve është vlerë për të cilën jemi krenarë” – tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, thotë se Maqedonia e Veriut sot është anëtare e NATO-s dhe gjuhë dhe kulturë maqedonase të pranuar, që sipas tij, hapëron fuqishëm me vizionin aq sa më shpejt të bëhet pjesë e familjes evropiane të popujve, aty ku edhe takon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat