Bytyqi: Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime të përhershme dhe të mëdha ekonomike për qytetarët dhe kompanitë

Maqedonia

Bytyqi: Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime të përhershme dhe të mëdha ekonomike për qytetarët dhe kompanitë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 12:49
Fatmir Bytyqi.

“Miratimi i amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar kështu vazhdimin e rrugës integruese evropiane të vendit tonë, nuk është vetëm çështje politike, por edhe çështje e ndryshimeve strukturore ekonomike që duhet të sjellin një sërë të përfitimeve të përhershme si për ekonominë tonë, por edhe për qytetarët”.

Kështu shkruan në faqen e tij në Facebook zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Ai thekson se realizimi i përcaktimit strategjik të 80% të qytetarëve të vendit për anëtarësim në BE është gjëja më e rëndësishme që do të nënkuptojë standard më të lartë jetese dhe fuqi më të madhe blerëse për ta.

“Një nga përfitimet më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë është krijimi i kushteve reale për rritje të madhe të pagave, të cilat në vende të caktuara në pesë vitet e para pas anëtarësimit në BE varionin nga mbi 50 për qind në 100 për qind. Ky do të jetë një përfitim i drejtpërdrejtë për fuqinë blerëse të qytetarëve, për buxhetin dhe standardin e tyre familjar të jetesës.

“BE-ja është partneri ynë më i madh ekonomik, ekonomia jonë është e lidhur organikisht me atë evropiane, 77.5% e eksporteve përfundojnë në një nga 27 shtetet anëtare, ndërsa 51% e importeve vijnë nga atje. Kjo do të thotë se kompanitë vendase krijojnë vlerë shtesë ekonomike, krijojnë dhe mbajnë vende pune për bashkëqytetarët tanë përmes bashkëpunimit afarist me kompanitë evropiane, respektivisht baza e rritjes dhe zhvillimit të tyre qëndron në themelet tregtare evropiane”, shkruan zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Bytyqi.

Në postimin e tij në Facebook, ai thekson se me anëtarësimin e plotë në BE, ekonomia jonë do të hapë dyert për tregun e vetëm evropian prej 500 milionë konsumatorësh, gjë që gjithashtu do të forcojë perspektivat tregtare dhe potencialet për arritjen e ritmeve të qëndrueshme të rritjes së PBB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat