Brenda një dite goditen tre këmbësorë, dy në Tetovë dhe një në Kërçovë

Maqedonia

Brenda një dite goditen tre këmbësorë, dy në Tetovë dhe një në Kërçovë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

MPB ka informuar se dje rreth orës 10.55 në SPB Tetovë është raportuar që në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë, automjeti “Volkswagen Golf” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga R.A.(65) nga fshati Gjermë, ka goditur këmbësorin M.A.(82) nga Tetova.

Pas aksidentit M.A. është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda fizike.

Në mbrëmjen e njëjtë rreth orës 21:30 DPB në Kërçovë është raportuar që në rrugën “11 Shtatori” Kërçovë automjeti “Audi” me shenja regjistrimi të Kërçovës, e drejtuar nga M.Sh (37) nga Kërçova, ka goditur këmbësorin M.S (57) nga Kërçova. Pas aksidentit, M.S. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda.

Pak orë më vonë, në ora 23:05, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Audi A6” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.L.(25) nga Tetovë, ka goditur këmbësorin A.U.(61) nga Tetova. Pas aksidentit, A.U. është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku konstatohet se ka lëndime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat