Ndalohet një 15-vjeçar nga Kavadari, kishte vjedhur tetë biçikleta

Maqedonia

Ndalohet një 15-vjeçar nga Kavadari, kishte vjedhur tetë biçikleta

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Dje, në ora 14:00, në Kavadar, zyrtarë policorë të DPB-së Kavadar, kanë arrestuar një të mitur 15-vjeçar nga Kavadari, njofton MPB.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar tetë biçikleta.

Të cilat nuk janë të së njëjtës markë dhe që dyshohet se janë nga vjedhjet e kryera në periudhën 28.6. deri më 4 shtator 2023″, njoftoi MPB.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat