Shekulli XXI: Shqiptarëve të Velesit u mohohet e drejta për shkollim

Maqedonia

Shekulli XXI: Shqiptarëve të Velesit u mohohet e drejta për shkollim

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Nxënësit shqiptarë të gjimnazit “Koço Racin” në Komunën e Velesit vazhdojnë të diskriminohen nga autoritetet lokale.

Edhe pse kanë parashtruar të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrim, nxënësit shqiptarë nuk janë pranuar, ndërsa gjatë ditës së sotme ata janë përjashtuar nga oborri i shkollës me dhunë.

“Na kanë thirrë dha kanë dërguar te një klasë e na kanë thënë mund t’i dorëzoni dokumentet këtu ose ju kallim. Pastaj një polic na ka larguar nga oborri i shkollës”, tha njëri nga nxënësit.

Edhe pse me Kushtetutën e RMV-së lejohet arsimi në gjuhën amtare, nxënësve shqiptarë të kësaj paralele në Veles u është mohuar kjo e drejtë, ndërkaq edhe partitë politike shqiptare kanë reaguar në lidhje me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat