Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor do të hetojë shkaqet e zjarrit në deponinë “Drislla” në Shkup

Maqedonia

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor do të hetojë shkaqet e zjarrit në deponinë “Drislla” në Shkup

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 19:02
“Drislla”

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor në RMV njofton se zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në deponinë Drislla në Shkup është shuar nga punonjësit dhe zjarrfikësit e Shkupit për më shumë se katër orë.

Nga Inspektorati thonë se Ministria e Punëve të Brendshme është duke kryer hetime për vënien e zjarrit.

“Në mëngjesin e datës 5 shtator është marrë njoftim nga personi përgjegjës për mjedisin nga personi juridik i lartpërmendur në përputhje me detyrimin e Lejes Mjedisore A të Integruar me telefon dhe me e-mail, se në datën 5 shtator, 2023, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:00, deponisë së Drisllës i është vënë zjarri. Menjëherë janë njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi i MPB- Shkup. Zjarri është shuar me makineri dhe mjete të veta të deponisë, si dhe me ndihmën e disa automjeteve të zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe fikur rreth orës 08:30”, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Nga Inspektorati thonë se për momentin janë duke u hetuar shkaqet e shfaqjes zjarrit nga MPB-Shkup dhe se Inspektorati do të informohet në vazhdimësi për detajet e hetimit.

Më herët, deponia e Ndërmarrje publike (NP) Drislla Shkup bëri të ditur se ditët e fundit po përhapen gënjeshtra dhe të pavërteta se deponia me funksionimin e saj po rrezikon shëndetin e qytetarëve. Sipas kompanisë, një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në mëngjes, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë video të zjarrit në Drislla , ku shihet se tymi po përhapet në vendbanimet e afërta dhe rrezikon jetën e njerëzve. Deponia e Drislla në Shkup pretendon se zjarri ishte i qëllimshëm.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, QMK-ja ka deklaruar se zjarri që ka rënë në deponinë e Drisllës nuk ka qenë i madh dhe se është shuar menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat