Kuvendi i Maqedonisë e vazhdoi seancën e 125-të me debat për ndryshimet në Kodin Penal

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë e vazhdoi seancën e 125-të me debat për ndryshimet në Kodin Penal

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 20:19
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi pasdite e vazhdoi seancën e 125-të me debat për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, me procedurë të përmbledhur, në lexim të dytë dhe të tretë.

I pari foli deputeti i OBRM-PDUKM-së Bojan Stojanovski, duke vlerësuar se ky ligj është mishërim i hipokrizisë së pushtetit.

Stojanovski vuri në dukje se prioritet i Kuvendit është të flasë për Kodin Penal, në vend të asaj që po ndodh në Onkologji.

“Imagjinoni, ata që kanë mundësi të menaxhojnë institucionet, paraqesin një ligj i cili plotësisht do ta shkatërrojë sistemin në shtet. Me këtë ligj dy gjëra janë të qarta – e vërteta e pakontestueshme se do të shkoni në opozitë dhe nuk do të shpëtoni nga drejtësia”, akuzoi Stojanovski.

Në fjalim, ai propozoi të ndërtohen monumente të reja, për reforma, siç theksoi, në gjyqësorin e LSDM-së.

Për Gordana Siljanovskja Davkova është e paqartë se si mund të ndryshohet Kodi Penal për disa orë.

“Sot isha dëshmitare e një vrasjeje publike të ligjit dhe drejtësisë në Komisionin për çështje antieuropiane”, theksoi Siljanovska Davkova.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fillim të vazhdimit të seancës informoi se Qeveria e ka tërhequr Propozim-ligjin për të drejta autoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat