“E Majta” e Maqedonisë i vuri flakën Kodit Penal

Maqedonia

“E Majta” e Maqedonisë i vuri flakën Kodit Penal

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 17:13
Amar Mecinoviq.

Në shenjë revolte për ndryshimet në Kodin Penal, zëdhënësi e Partisë “E majta”, i vuri flakën Kodit Penal.

“Në Republikën e Maqedonisë është shfuqizuar vepra penale e interesave politike dhe afariste. Koalicioni i gjerë DPMNE-LSDM-BDI, me një flamur evropian, amnistoi krimet e politikanëve dhe zyrtarëve të saj duke ulur në mënyrë drastike dënimet për tenderët e manipuluar, shpërdorimin e pushtetit dhe për bashkim kriminal”, thotë zëdhënësi i “E majta”, Amar Mecinoviq.

“Në këtë moment ndryshimet do të prekin 14 aktgjykime gjyqësore dhe mbi 80 të pandehur, pa llogaritur lëndët që janë në Prokurorinë Publike të QKK-së. Tre deputetë aktualë nga radhët e VMRO-së janë duke u shfuqizuar. LSDM kthen edhe Nikolla Gruevskin. Në seancën e djeshme parlamentare vendosi vullneti grabitqar i koalicionit të gjerë për të vrarë drejtësinë dhe për të garantuar mosndëshkimin”, tha Mecinoviq.

Në fund të konferencës për shtyp ai dogji Kodin Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat