Shaqiri: Deri në fund të shtatorit do të sigurohen të gjitha tekstet shkollore

Maqedonia

Shaqiri: Deri në fund të shtatorit do të sigurohen të gjitha tekstet shkollore

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 19:29
Jeton Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri siguron se deri në fund të shtatorit do të dorëzohen tekstet për të gjitha klasat e arsimit fillor, përkatësisht për klasat e treta dhe të gjashta, ku shpërndarja e teksteve është me vonesë për shkak të planprogramit të ri.

Ai pret që pas një mbledhjeje tjetër të Komisionit Kombëtar të Teksteve, që do të mbahet nesër, të miratohen tekstet e fundit për klasën e gjashtë dhe, siç tha, të fillojë përpunimi tekniko-grafik, përkthimi dhe dërgimi i tyre në shkolla.

“Të gjitha tekstet, sipas të dhënave që kemi marrë nga Shërbimi Pedagogjik, janë dorëzuar. Për klasën e tretë, siç ishte premtuar, dërgesa përfundon këto ditë. Komisioni Kombëtar i Teksteve ka njoftuar se për klasat e gjashta kanë mbajtur mbledhje të enjten dhe nesër do të ketë një mbledhje dhe kam informacion pozitiv se do të miratohen tekstet e fundit. Dorëzimi i gjithçkaje për këtë vit do të përfundojë deri në fund të shtatorit”, tha Shaqiri në Ohër, pas hapjes së konferencës shkencore ndërkombëtare në të cilën po mbahet punëtoria trajnuese për renë e shkencës së hapur evropiane (EOSC).

Ministria ju është përgjigjur pyetjeve të gazetarit se vonesa është për faktin se për herë të parë pas një periudhe të gjatë ka programe arsimore të reja sipas të cilave bëhet një tekst shkollor.

Byroja për Zhvillimin e Arsimit, siç tha ai, për programet për klasën e tretë ka vepruar më shpejt se për klasën e gjashtë, për të cilën dorëzimi i programeve është vonuar.

“Kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse e dimë që kemi miratuar tekste për klasën e parë, si dhe për klasën e dytë, të katërt dhe të pestë dhe më së shumti janë dorëzuar më 1 shtator, ashtu si për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë. Sivjet situata u krijua sepse kishim procedura të miratimit dhe procedurave të shtypjes”, shtoi Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat