AUV: Ushqimi që importohet në Maqedoni është i sigurtë!

Maqedonia

AUV: Ushqimi që importohet në Maqedoni është i sigurtë!

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, ushqimi që importohet në vendin tonë është i sigurtë – thotë Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikolçe Babovski. Sipas tij, të gjitha prodhimet që janë në marketet e vendit I kanë kaluar kontrollet e detyrueshme të sigurisë.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i kanë hedhur poshtë pohimet e OBRM-PDUKM-së, se në vend kanë hyrë prodhime kancerogjene të qumështit apo aflatoksin. Sipas tyre bëhet fjalë për dy dërgesa të jogurtit probiotik që tashmë janë kthyer në Serbi.

“Po, kishte dy dërgesa, me 7 mijë e ca kilogramë. Dy dërgesat pasi vijnë nga shteti fqinj dhe pasi Agjencia kishte dhënë urdhër për kontroll të përforcuar inspektues, janë kontrolluar në depotë e importuesit dhe këto prodhime nuk kanë qenë në shitoret e vendit. Prodhimi është kthyer në vendin e origjinës” – tha Nikolçe Babovski – AUV.

Reagimi I Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari vjen pasi OBRM-PDUKM, ditëve të kaluara, kishte drejtuar akuza se prodhime qumështi me nivel të lartë të aflatoksinës kanë përfunduar në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat