Despotovski: Është fakt se një numër i qytetarëve po largohen nga vendi, nevojitet rritja e standardit të jetesës

Maqedonia

Despotovski: Është fakt se një numër i qytetarëve po largohen nga vendi, nevojitet rritja e standardit të jetesës

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:01
Jovan Despotovski

Drejtori i TIDZ-it, Jovan Despotovski, thotë se është fakt që një numër i konsiderueshëm i njerëzve po largohen nga vendi.

“Atë mund ta konstatojmë dhe të diskutojmë edhe 3,5 emisione, 5 vite ose të bëjmë diçka për këtë temë”, thotë Despotovski.

Sipas tij, një hap është rritja e standardit të jetesës.

Despotovski për “ClickPlus” ka folur edhe për rritjen e pagave në Maqedoninë e Veriut.

Tha se kjo masë nuk është populizëm para zgjedhjeve.

“Pagat rriten me kontinuitet, për herë të parë kemi harmonizim të rritjes së pagës mesatare, por edhe pagat në përgjithësi në sektorin publik, pagat në arsim rriten për 18%, shtesa fëmijërore sociale në dy raste është rritur, kultura, gjyqësore, Armata… Kemi rritje të pagave në vazhdimësi dhe kjo nuk është masë populiste para zgjedhjeve, sepse rriten në vitet e fundit”, tha Despotovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat