Pak familje, të kyçura në grohtoren Shkup – Veri

Maqedonia

Pak familje, të kyçura në grohtoren Shkup – Veri

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Në prag të sezonit të ngrohjes, qytetarët e Çairit dhe Butelit që janë të kyçur në sistemin e ngrohjes druajnë se mund të ballafaqohen me problemet e viteve të kaluara. Ata thonë se ky sistem duhet të ofrojë shërbime më cilësore me qëllim që sa më shumë amvisëri të kyçen në të.

“Vitin e kaluar na i sillnin faturat nga 3-4, pastaj na ndodhi një muaj a prunë apo jo, tash kërkojnë që t’i paguajmë prapë ato. Edhe pse pastaj më vonë, me ndërhyrje të shtetit, ngrohja ka qenë korrekte.Si jo, e ke të siguruar ngrohjen, me një kusht që ngrohja të jetë ashtu si duhet, pasi në tetor dhe mars ne thuajse nuk kemi ngrohje, duhet të jenë më korrekt” tha një qytetar.

“Jo nuk jam, aty ku jetoj unë, jam me qira dhe aty është e shkyçur ndërtesa. 00:33 Normalisht do të doja edhe unë, nëse do të donin të gjithë ”, thotë një qytetar.

“Dy vite jam me ngrohje. Në fillim kishim pak problem, më pas u rregullua, mirë është, jam i kënaqur”, u shpreh  një qytetar.

“Edhe jam edhe nuk jam, pasi e kam paraqit që të mos ngrohem, radiator nuk ka…. E kemi ndërpre se edhe diellin duhet ta paguaj, verë dimër

-Sa keni paguar?

Rreth 2000 denarë. Por unë shkova e ndërpreva.

-A funksiononte si duhet?

– Jo bash, sepse motorin që e kishte, e kanë ndërruar dhe tash ekziston vetëm për nëntë kate dhe ajo për 11 kat nuk vjen uji i nxehtë.Njëjtë shpenzimet janë si me dru si me atë, por kur nuk ka ngrohje, nuk ka efekt, atëherë unë ngri”, tha një qytetar tjeter.

“Jo unë për vete personalisht nuk kam pas problem”, u shpreh një qytetar.

Nga Ndërmarrja e ngrohtores Shkup-Veri thonë se as borxhet e institucioneve dhe të qytetarëve nuk janë shlyer, ndërsa problemet nga aspekti operativ janë tejkaluar dhe teknikisht ndërmarrja është e përgatitur për sezonin e ngrohjes.

Sipas Ngrohtores këtë vit çmimi i ngrohjes do të jetë më i ulët. Aktualisht rreth 500 amvisëri dhe 13 subjekte juridike janë të kyçur në sistemin e ngrohjes dhe ky numër sipas ndërmarrjes është shumë i vogël pasi kapaciteti i ngrohtores është paraparë të jetë prej 2000 deri në 4000 konsumatorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat