Pensionistët nga Negotina përmes një proteste kërkojnë standard më të lartë pensionesh

Maqedonia

Pensionistët nga Negotina përmes një proteste kërkojnë standard më të lartë pensionesh

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:43
Pensionistet

Pensionistët nga Negotino përmes një proteste kërkojnë standard më të lartë pensionesh. Ata sot për një kohë kanë bllokuar edhe rrugën nga Negotina për në Kavadar, në atë mënyrë, siç kanë thënë, duke shprehur revoltën e tyre për pensionet e ulëta dhe jetën e vështirë pensioniste.

Pas bllokimit të rrugës, pensionistët e pakënaqur kanë lëvizur me pankarta për rritjen e pensioneve, nëpër rrugën kryesore të Negotinës.

“Kërkojmë standard më të lartë, rritje lineare të pensioneve nga pesë mijë denarë, pensioni minimal të jetë 18 mijë denarë. Kërkojmë të drejtat tona pensionale dhe kushte për një jetë më dinjitoze, thanë të zhgënjyer pensionistët në protestë.

Prej disa kohësh pensionistët nga Negotina dhe Kavadari po protestojnë në ditë të caktuara duke kërkuar që të dëgjohet zëri dhe të përmirësohen ditët e pensionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat