Pensionistët protestuan para qeverisë së RMV-së, kërkojnë rritjen e pensioneve

Maqedonia

Pensionistët protestuan para qeverisë së RMV-së, kërkojnë rritjen e pensioneve

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:10
Pamje nga protesta

Pensionistët nga e gjithë Maqedonia sot kanë protestuar për rritjen e pensioneve. Protesta filloi para Ambasadës Amerikane në Shkup, e më pas vazhdoi para Qeverisë.

Kërkesat kryesore të pensionistëve janë rritje lineare e pensioneve prej 5.000 denarë, pension minimal prej 20.000 denarë dhe ndryshim i metodologjisë për ngritjen e pensioneve.

“Nga protesta e fundit e deri më sot nuk ka pasur ndryshime, megjithëse atëherë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale tha se për shtatë ditë do të jepte një raport, pra se çfarë kishte bërë grupi që zhvilloi metodologjinë. Por kanë kaluar 27 ditë kështu që ende nuk ka asnjë përgjigje. Ne pensionistët nuk kemi marrë asgjë, kemi tre muaj që protestojmë nëpër qytete dhe organizojmë protesta të përgjithshme në Shkup, por nuk ka rezultat. Ne kemi pasur takime edhe me BE-në dhe i kemi njoftuar me kërkesat tona, të cilat mbeten të njëjta si herën e kaluar dhe po ashtu dua të theksoj se kërkesa e gjashtë është ndryshimi i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor”, tha sot kryetari i bordit iniciativë i pensionistëve, Dragan Ugrinovski.

Ugrinovski paralajmëroi se nëse nuk ka marrëveshje me institucionet, protestat do të jenë më radikale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat