Këshilli Gjyqësor nuk ka ndërmend “të hyjë në luftë” me Logën

Maqedonia

Këshilli Gjyqësor nuk ka ndërmend “të hyjë në luftë” me Logën

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:55
Krenar Loga

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas organit më të lartë të drejtësisë, nuk ka ndërmend “të hyjë në luftë” me askënd, më së paku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Loga. Ky reagim vjen me rastin e paraqitjeve të djeshme të Logës, kur ai në një dalje të ftuar në një emision deklaroi se ishte në “luftë të hapur” me Këshillin Gjyqësor.

“Anëtarët e Këshillit Gjyqësor theksojnë se ministri, i cili është anëtar i Këshillit sipas detyrës zyrtare, është gjithmonë i mirëpritur në seancat e këtij organi, ku mund të diskutohen hapur të gjitha pyetjet dhe problemet e hapura në gjyqësor. Në fund të fundit, shërbimet e Këshillit Gjyqësor dërgojnë rregullisht materiale për çdo seancë.

Këshilli thekson se pranon të gjitha kritikat me qëllime të mira për llogari të tij dhe drejtuar drejtësisë, por nuk mund të lejojë që Ministri i Drejtësisë të dalë jashtë kompetencave të tij dhe të thotë se si dhe çfarë duhet të bëjë Këshilli.

Këshilli Gjyqësor funksionon në përputhje me kompetencat e tij ligjore dhe çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij do të interpretohet si “ndërhyrje” dhe presion nga një përfaqësues i ekzekutivit në autoritetin gjyqësor”, thuhet në Këshillin Gjyqësor.

Ministri ka shprehur mbrëmë angazhimin e tij për reformimin e Këshillit Gjyqësor.Ai ka përmendur edhe kryetarin e Gjykatës në Kumanovë, i cili, sipas tij, nuk e ka kaluar testin e integritetit, por është rizgjedhur kryetar i gjykatës. Ministri tha se me këtë rast i ka shpallur luftë të hapur kryetarit të Gjykatës në Kumanovë dhe Këshillit Gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat