Mexhiti: Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për ndërtimin e një qendre të re klinike

Maqedonia

Mexhiti: Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje për ndërtimin e një qendre të re klinike

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 08:38
Fatmir Mexhiti

Ministria e Shëndetësisë njofton se ministri Fatmir Mexhiti, gjatë takimit të punës në Mbretërinë e Bashkuar, u takua me ministrin e Eksportit, Departamentit për Biznes dhe Tregti, Lord Malkolm Oford i Garuellit, në të cilën u shpreh gatishmëria e tyre për të mbështetur financimin e projektit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike Universitare.

Në takim siç njoftojnë nga MSH, ministri Mexhiti përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është partneri i dytë më i madh ekonomik i vendit tonë.

“Ata diskutuan për zbatimin dhe promovimin e strategjisë së eksportit në sektorin e shëndetësisë dhe ofrimin e investimeve të huaja direkte, si pjesë e përgjegjësive të Ministrit të Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ministri i Eksporteve, Lord Oford i Garuellit, shprehu mbështetjen dhe vullnetin për të vendosur bashkëpunim në të gjitha fushat që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat