Shqiptarët të bashkuar apo të përçarë? Analisti: Ç’do të ndodhë në zgjedhjet në RMV

Maqedonia

Shqiptarët të bashkuar apo të përçarë? Analisti: Ç’do të ndodhë në zgjedhjet në RMV

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:07
Analisti Albert Musliu

Analisti Albert Musliu komentoi në një intervistë për Euronews Albania zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij fakti që shqiptarët kanë marrë role drejtuese në qeverinë e RMV-së, duke përfshirë këtu kryeministrin, kryetarin e parlamentit dhe gjysmën e qeverisë, është si rezultat i një procesi që ka nisur që prej vitit 1990 me pavarësimin e Maqedonisë.

“Fronti Europian Qeveritar mund të shkojë në lista të përbashkëta dhe me LSDM-në, e cila në modelin zgjedhor në Maqedoni ku kemi 6 njësi zgjedhore, sigurisht që mund të ketë efekt plus dhe minus 6 sepse kemi 6 njësi zgjedhore ku një margjinë e vogël mund t’ju sjellë ose t’ju humbë deputetë në këto njësi zgjedhore, domethënë mund të ketë një efekt shumë pozitiv edhe gjatë numërimit të votave, por mendoj se është ende shpejt.

Në javët e ardhshme do ta kemi më të qartë nëse do të shkojnë të gjitha subjektet politike të cilat janë në qeveri me një listë të përbashkët dhe nga ana tjetër do të kenë me një listë opozitën shqiptare dhe me një listë tjetër opozitën maqedonase. Nuk mendoj se është e mundur që opozita shqiptare me atë maqedonase në këto zgjedhje të shkojnë bashkë, ndërsa partitë qeveritare shqiptare me LSDM-në, akoma nuk është mbyllur ajo mundësi që mund të shkojnë edhe bashkë në zgjedhje,” – u shpreh Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat