Spasovski: Përmes bashkëpunimit deri te siguria për të gjithë

Maqedonia

Spasovski: Përmes bashkëpunimit deri te siguria për të gjithë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:45
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski qëndrimin e punës në Estoni e përfundoi me vizitë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Talin, ku nikoqir ishte ambasadori në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Jordanovski.

Siç informojnë nga MPB-ja, Spasovski dhe ambasadori Jordanovski konstatuan se vizita e punës ka kaluar në një atmosferë të këndshme miqësore me nikoqirët estonezë.

Poashtu formalizimi i një marrëveshjeje të tillë për bashkëpunim policor paraqet një hap para që do të hapë mundësi të reja dhe ide për shkëmbimin e përvojave ndërmjet shërbimeve tona policore.

Para vizitës në Ambasadën e Maqedonisë në Talin, ministri Spasovski vizitoi Departmentin e policisë dhe rojës kufitare pranë Ministrisë së Brendshme të Estonisë, si dhe Akademinë estoneze për Shkenca të Sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat