Kovaçevski: Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë punojnë pa ndikime politike

Maqedonia

Kovaçevski: Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë punojnë pa ndikime politike

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 19:56
Dimitar Kovaçevski

Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë janë në bazë të barazisë, ato menaxhohen tërësisht nga komuniteti shkencor dhe punojnë pa asnjë ndikim politik, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kovaçevski përmendi se të gjitha informatat për punën e komisioneve mund të merren drejtpërdrejt nga ata dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

“Komisionet historike që punojnë si me Greqinë ashtu edhe me Bullgarinë, dhe të tilla ekzistojnë edhe në vendet anëtare të BE-së (Polonia dhe Gjermania), punojnë të pavarura nga ndikimi politik dhe menaxhohen plotësisht nga komuniteti shkencor, pra nga historianët. Ato bëhen në bazë të barazisë.

Në Komisionin me Bullgarinë marrin pjesë vetëm historian, kurse në Komisionin me Greqinë ka edhe diplomatë. Të gjitha informatat për funksionimin e tyre mund të merren nga komisionet dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, tha Kovaçevski pas nënshkrimit të Marrëveshjes për përgatitjen e aktiviteteve për ndërtimin e qendrave blerëse në Strumicë dhe Resnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat