Akusherja i preu një pjesë të gishtit foshnjës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, Mexhiti: Të reagojë komisioni disiplionor

Maqedonia

Akusherja i preu një pjesë të gishtit foshnjës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, Mexhiti: Të reagojë komisioni disiplionor

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup e konfirmojnë se në repartin e të porsalindurve ka pasur një incident, ku një akushere aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të një foshnje.

“Pediatri kujdestar ka vepruar në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është mjekuar plaga. Akusherja është pezulluar, doli para Komisionit Disiplinor dhe iu dha dënimi maksimal sipas Ligjit të kujdesit shëndetësor, si dhe ndërrimit vendit të punës”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup për “TV21”.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti i cili tha se për këtë duhet të reagojë komisioni disiplinor.

Sinqerisht nuk kam informacione të tilla, menjëherë do të presim por e dini se të gjitha këto institucione shëndetësore kanë menaxherë, komisione disiplinuese dhe sipas tyre vendoset, por sido që të jetë, do të njoftojmë saktësisht”, tha Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat