Ndërron jetë një foshnje 2-vjeçare nga Kërçova, Policia: Dyshohet se është rrahur nga babai

Maqedonia

Ndërron jetë një foshnje 2-vjeçare nga Kërçova, Policia: Dyshohet se është rrahur nga babai

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:47
Kërçovë

Pas 22 ditëve luftë për jetë, në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një fëmijë dyvjeçar nga Kërçova, e cila ishte rrahur nga babai i tij.

Policia dje në Kërçovë e ka arrestuar personin F.D (30) nga Kërçova, babai i foshnjës vajzë.

“Dyshohet se me datë 18.12.2023, në shtëpinë familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup, ku me datë 08.01.2024 ka ndërruar jetë”, njofton SPB Ohër.

Në koordinim me prokurorin publik, kundër F.D. do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Sipas informacioneve nga policia, babai i vajzës është arrestuar dhe dyshohet se më 18 dhjetor para se ajo të shtrohej në spital, i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat