Grkovska: Ligji për masat kufizuese u mbështet unanimisht nga qeveria më 16 janar

Maqedonia

Grkovska: Ligji për masat kufizuese u mbështet unanimisht nga qeveria më 16 janar

Më: 27 janar 2024 Në ora: 18:06
Grkovska: Ligji për masat kufizuese u mbështet unanimisht nga qeveria më 16 janar

Qeveria e Maqedonisë me konsensus në seancën e 16 janarit shprehu vullnetin e saj politik për dërgimin e projektligjit në Kuvend për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese.

I cili do të harmonizohet me legjislacionin e vendit.

Në seancën e Qeverisë, Qeveria e shqyrtoi projektligjin dhe e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme si propozuese që tekstin ta harmonizojë me zëvendëskryeministren përgjegjëse për politika të mirëqeverisjes Sllavica Grkovska, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Sekretariati për Legjislacion dhe institucionet tjera kompetente.

Pas harmonizimit me të gjitha institucionet e përmendura, teksti i rafinuar i projektligjit i është dorëzuar Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat