Të premten fillon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president

Maqedonia

Të premten fillon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për kandidatë për deputetë fillon të premten më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas orareve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë ka miratuar Rregulloren për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila do të publikohet në ueb faqen e komisionit.

“Mbledhja e nënshkrimeve bëhet para të gjitha drejtorive rajonale dhe zyrave të KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 njësive vendore dhe para noterëve kompetentë, për këtë dhe sqarime tjera do të publikohen adresat e drejtorive rajonale të KSHZ-së. Procedura fillon në datën 23 dhe vazhdon vazhdimisht çdo ditë. Drejtoritë rajonale do të punojnë me dy turne. Në mëngjes nga ora 08:00 deri në 20:00 në mbrëmje, ndërsa ditën e fundit, më 8 mars, do të punojnë deri në ora 24:00”, njoftoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ.

Ai sqaron se iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të listës së dorëzuar të kandidatëve për kryetar dhe deputet inicohet me njoftimin dhe deklaratën në KSHZ nga kandidati i propozuar, përkatësisht personi i autorizuar prej tij me njoftim të përgjithshëm të vërtetuar nga një noter publik.

Dokumentet e nevojshme do të publikohen në ueb faqen e KSHZ-së dhe nga aty do të mund t’i shkarkojnë të gjithë të interesuarit.

KSHZ-ja sot miratoi edhe Rregulloren për sjelljen e policisë gjatë mbajtjes së zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski, theksoi se është i njëjti Rregullore nga zgjedhjet e vitit 2021.

Për një kandidat presidencial duhet të mblidhen nënshkrime nga 30 deputetë ose 10 mijë nënshkrime nga qytetarët. Zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill – raundi i parë dhe më 8 maj – raundi i dytë, do të jenë të shtatat me radhë. Ndërsa zgjedhjet kuvendare, do të jenë të 11-at radhazi që nga viti 1990./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat