Ademi paralajmëron propozimin e ligjit për rritjen e pagave në institucionet e arsimit të lartë

Maqedonia

Ademi paralajmëron propozimin e ligjit për rritjen e pagave në institucionet e arsimit të lartë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 16:47
Arbër Ademi

Ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga BDI, Arbër Ademi, ka bërë deklaratë nëpërmjet “Facebook” për sektorin e arsimit të lartë në vend. Ademi deklaroi se do të përkushtohet për të siguruar rritje në pagat e punonjësve të universiteteve, duke sqaruar se është në plan të dorëzohet një propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë.

“Që nga dita e hënë do të dorëzojmë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.

Me këtë do të eliminohet çdo mundësi e ndonjë lloj diskiriminimi të mundshëm”, thuhet në postimin e tij.

Ministri gjithashtu u angazhua për mbështetjen dhe zhvillimin e universiteteve dhe cilësisë së arsimit në përgjithësi. Në një moment të veçantë, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr fakti se njoftimin e ka pëlqyer edhe ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga BDI, Jeton Shaqiri, duke treguar mbështetjen e tij për këtë iniciativë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat