Siljanovska – Davkova: Ne gjetëm ilaç për problemet

Maqedonia

Siljanovska – Davkova: Ne gjetëm ilaç për problemet

Më: 2 mars 2024 Në ora: 17:17
Gordana Siljanovska-Davkova

Sot u mbajt konventa promovuese për kandidatin për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Davkova kritikoi pushtetin, veçanërisht për ndryshimet pas Marrëveshjes së Prespës, duke thënë se ajo ka “ilaç për të gjitha problemet”.

“Do të ju lënë të hyni në Kroaci, edhe në Gjermani.. Por nga këtu nuk do të ju lenë të dalin”, tha Davkova dhe shpalosi disa nga prioritetet e saja.

Çfarë mund të bëjë presidenti i ardhshëm? Nuk do të ju mbaj gjatë. Gjykata Kushtetuese, ai grup kushtetues duhet të marrë kompetenca më të mëdha. Gjykatësit kushtetues duhet ta arsyetojnë potencimin e tyre nëpërmjet kushtetutshmërisë. Me shembullin e Islandës dhe Sllovenisë, duhet të garantojmë tjetërsimin e pasurive natyrore dhe të ujërave. Duhet të ketë mundësi të shpërbërjes së Kuvendit, jo vetëm me vetëshpërbërje në rrethana të caktuara. Duhet të largohet e drejta 40% në rrethin e dytë – katër herë iu ka thënë Komisioni i Venedikut. Duhet të precizohet mandatari për Qeverinë e re – sepse kemi problem. Vetëqeveverisja lokale, gjendja e jashtëzakonshme dhe gjendja e luftës, precizimi i kompetencave të presidentit – veçanërisht në fushën e faljes”, tha Siljanovska – Davkova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat