Bojmacaliev: Me pajisje digjitale kemi arritur të kemi denoncime për më shumë dhënës se sa pranues të ryshfetit

Maqedonia

Bojmacaliev: Me pajisje digjitale kemi arritur të kemi denoncime për më shumë dhënës se sa pranues të ryshfetit

Më: 20 mars 2024 Në ora: 14:58
Mitko Bojmacaliev

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot ka folur në një debat publik me temën “Përcaktimi i integritetit të të gjithë nëpunësve që punojnë në punë me rrezik të lartë në pikë kalimet kufitare dhe vijën kufitare me aplikimin e poligrafit, si masë parandaluese për parandalimin e korrupsionit të mundshëm”, i organizuar nga Qendra Nacionale Koordinuese me mbështetjen logjistike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se detyra parësore është të ofrohen të gjitha kushtet elementare për punë, të vendosen norma dhe standarde për sjellje të padiskutueshme ligjore.

“Gjithashtu në të njëjtën kohë, të rikonfirmojmë rolin dhe pozicionin e nëpunësve policorë, si në sistemin e MPB-së, ashtu edhe në sytë e qytetarëve, si shërbim i vërtetë”, tha Bojmacaliev.

Duke vepruar kështu, ai u përqëndruar në reformat dhe progresin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër korrupsionit përmes proceseve të dixhitalizuara të operacioneve policore dhe vendosjes së pajisjeve dixhitale.

“Gjëja më e rëndësishme ishte krijimi i një force policore të motivuar dhe të kënaqur që nuk do të përfshihet në veprime korruptive. Për këtë qëllim kemi rritur pagën me 35%, kemi investuar 17 milionë euro në kushte më të mira në stacionet policore në të gjithë vendin, kemi investuar 14 milionë euro në uniforma dhe pajisje. Çdo vit ne miratojmë një program Antikorrupsion me një sistem masash që do të mundësojë në përballjen me korrupsionin dhe identifikimin e shkaqeve, kushteve dhe faktorëve që e mundësojnë atë”.

“Pas rekomandimeve të GRECO-së, Ministria e Punëve të Brendshme ndryshoi rregulloren e saj (Ligji për punët e brendshme) duke vendosur një test të veçantë integriteti për të gjithë të punësuarit dhe duke ndaluar anëtarësimin në parti politike. Përveç Departamentit për Kontroll të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, ne krijuam edhe një mekanizëm të jashtëm të kontrollit policor, në kuadër të Avokatit të Popullit, një departament i posaçëm i Avokatit të Popullit. Në të njëjtën kohë, në Prokurorinë Publike u krijua një departament special për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili trajton ekskluzivisht rastet që kanë të bëjnë me policët që kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare”, tha Bojmacaliev, duke shtuar me atë se çfarë pajisje dixhitale janë vendosur në përdorim në luftën kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat