Arben Taravari asnjë drejtorë maqedonas nuk mund të zevëndësojë me shqiptarë, ja emrat

Maqedonia

Arben Taravari asnjë drejtorë maqedonas nuk mund të zevëndësojë me shqiptarë, ja emrat

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 12:31
Taravari

Mjekja Katerina Stavriq do ta zëvendësojë mjeken Aspazija Sofijanova në vendin e drejtorisë në Klinikën për Sëmundjen e Fëmijëve, jo zyrtarisht mëson NOVA TV nga burimet e veta. Është duke u kompletuar lista me emrat e drejtorëve të ri në klinika dhe spitale.

Edhe pse po bëhen kalkulime për disa nga klinikat, NOVA jo zyrtarisht mëson se Dejan Dokiq është zgjedhje e sigurt e Klinikës së Pneumologjisë, Angjellko Andonovski nga LSDM-ja do të jetë drejtor në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive për fëmijët në Kozle. Stojan Bajraktarov do të jetë drejtor i i Klinikës së Psikiatrisë, Jane Netkovski në Klinikën për hundë sy dhe vesh. Në Klinikën e sëmundjeve të lëkurës drejtoreshë do ë jetë Nina Caca Bilanovska, ndërsa Irina Panovska në Klinikën e Hematologjisë.

Në kirurgjinë plastike në vend të Smila Tuxharova vjen Sofia Pejkova, në Klinikën e Endokrinologjisë është emëruar Goran Petrovski. Edhe pse përmendet emri i Violeta Jovanoska si drejtoreshë e re në Klinikën e Gjinekologjisë, NOVA mëson se emërimi i saj akoma është kontestues dhe deri në momentin e fundit nuk dihet kush do të ulet në ulësen e drejtorisë në këtë institucion.

Për drejtor të ri në Spitalin “8 Shtatori” do të emërohet Hrisitjan Kostov gjithashtu nga kuadri i partisë në pushtet dhe ai do ta zëvendësojë Sasho Stojçev. Siç paralajmëroi edhe zëvendësministri Goce Çakarovski në valën e parë do të ketë ndërrim të 33 drejtorëve, ndërsa deri të premten pritet që të ndërrohet lista dhe të emërohen të gjithë drejtorët e rinj në institucionet shëndetësore në shtet. Pritet që ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë ditës zyrtarisht në konferencë për shtyp t’i publikojë emrat e drejtorëve të ri.
Në Klinikat e Shkupit tashmë ka zhgënjim për shumicën e emrave, gjegjësisht që Taravari paralajmëroi se drejtorët do të emërohen sipas kualitetit e jo sipas përkatësisë partiake. Veçanërisht është zhgënjim i madh për mjekët profesor të Fakultetit të Mjeksisë të cilët reagojnë sepse pjesa më e madhe e drejtorëve ë rinj nuk kanë asnjë titull ose arritje përveç se si asistentë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat