KSHZ shpall listën e kandidatëve të pavarur, pritet numërimi i nënshkrimeve (Dokument)

Maqedonia

KSHZ shpall listën e kandidatëve të pavarur, pritet numërimi i nënshkrimeve (Dokument)

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:47
KSHZ

Mbrëmë ka përfunduar afati për mbledhjen e nënshkrimeve nga kandidatët e pavarur për kryetarë dhe këshilltarë komunash, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) akoma po bën numërimin e nënshkrimeve.

“Ka arritur material i madh, ndërsa kolegët po punojnë në numërimin. Pasdite publikisht do të publikojmë kandidatët e pavarur për kryetarë dhe këshilltarë të cilët kanë arritur në afatin ligjor”, thonë nga KSHZ.

Sipas Ligjit Zgjedhor kandidatët e pavarur duhet të mbledhin 100 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në komunat me 10 mijë banorë, 150 nënshkrime në komunat me 30 mijë banorë, 250 nënshkrime në komunat me 50 mijë banorë, 350 nënshkrime në komunat me 100 mijë banorë dhe së paku 450 nënshkrime në komunat me mbi 100 mijë banorë.

Në Bashkinë e Shkupit, sipas Ligjit Zgjedhor kandidatët e pavarur duhet të mbledhin së paku 1 mijë nënshkrime nga votuesit e regjistruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat