Zaev mori pjesë në festën e 115 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit në Bllagoevgrad - Bota Sot
Zaev mori pjesë në festën e 115 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit në Bllagoevgrad

Maqedonia

Zaev mori pjesë në festën e 115 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit në Bllagoevgrad

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:11
Zoran Zaev

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov sot në Bllagoevgrad të Bullgarisë bashkërisht festuan 115 vjetorin e kryengritjes së Ilindenit.

Kryeministrat Zaev dhe Borisov kishin takim bilateral para fillimit të ceremonisë, të shoqëruar nga zëvendës Kryeministri i Qeverisë dhe Ministër për Punë të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendës Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministër për Mbrojtje të Bullgarisë Krasimir Karakaçanov.

Takimi i sotshëm i Kryeministrave Zaev dhe Borisov plotësohet më vitin e parë pas nënshkrimin të marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve në Shkup në Ilinden, 2 gusht vitin e kaluar.

Në takim dy kryeministrat vërtetuan përpjekjet për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët për qytetarët e dyja vendeve, tejkalimin e dallimeve, përforcimin e bashkëpunimit ekonomik si procese që do të sjellin stabilitet dhe prosperitetit për gjithë rajonin.

Ceremonia solemne mbahej në sheshin “Maqedoni” para bustit Goce Dellçev.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij potencoi integrimet euro-atlantike të dy shteve.

“Historinë dhe të kaluarën i lamë që të jenë themele të forta ku filluam të ndërtojmë t ardhme evropiane dhe euro-atlantike për shtet tona, për popujt tonë dhe gjithë rajonit. Vetëm kjo sjell jetesë cilësore. Sot kur nderojmë të rënët për liri, me fytyrë të pastër mund të themi, se edhe gjeneratat tona, kaluan në sfida dhe luftua për të drejtë, për liri dhe për jetë njeriu! Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë u bashkuan, dhanë dorë njëra tjetrës që t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...