Spasovski: Prioritet i MPB-së është përmirësimi i kushteve të punës te stacione policore

Maqedonia

Spasovski: Prioritet i MPB-së është përmirësimi i kushteve të punës te stacione policore

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 20:05
Oliver Spasovski

Sot gjatë vizitës në Repartin policor në Haraçinë dhe në Komunën e Haraçinës, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se “prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme është përmirësimi i kushteve të punës të stacioneve policore, që tashmë një vit punohet, por edhe në furnizimin e pajisjeve të nevojshme për zyrtarët policor”.

Siç kumtuan nga MPB, udhëheqja e repartit policor në Haraçinë ka informuar se siguria dhe gjendja është stabile, ndërsa në takim është biseduar edhe për masat me të cilat do të përmirësohen kushtet e punës në këtë repart policor.

Ministri Spasovski u takua edhe me Kryetaren e Komunës së Haraçinës Halimi, ku kanë biseduar për çështjet që janë nga interesi i përbashkët të policisë dhe komunës, para gjithash në pjesën e komunikacionit dhe mbajtjes së rendit dhe qetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat