Mickovski: Qeveria e Zaevit është delegjitimuar

Maqedonia

Mickovski: Qeveria e Zaevit është delegjitimuar

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:49
Pamje nga votimi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, deklaroi sonte se qytetarët që bojkotuan referendumin është shumë më i lartë se ata që e votuan - "për" dhe se fajtor kryesor për dështim është vetë kryeministri Zoran Zaev.

Ai në një konferencë për media, theksoi se ka pasur përpjekje për të manipuluar vullnetin e popullit në disa komuna.

“Maqedonasit jetojnë këtu, identiteti ynë është maqedonas, gjuha jonë është maqedonase, paraardhësit tanë ishin maqedonasit, të tilla do të jenë brezat e ardhshëm. Qeveria Zaev tashmë është e delegjitimuar”, tha kreu i partisë opozitare maqedonase.

Sipas tij, fajtor kryesor për dështimin e referendumit kryesisht i kryeministrit  Zoran Zaev, për shkak se ka nënshkruar një marrëveshje të keqe me Greqinë për ndryshimin e emrit në Maqedonia Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat