Këngëtari kolumbian Maluma ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se ka patur një shqetësim shëndetësor, prandaj ka përfunduar në spital.
Pas operacionit, ai ka sqaruar fansat se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të problemeve me ligamentet e këmbës së djathtë.
Në fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale, ylli i hitit "Chantaje" duket shumë i lumtur pasi cdo gjë ka shkuar mirë. Ndërsa me postimin në Instastory, falenderon fansat për mesazhet e shumta ku i urojnë që ta kalojë sa më shpejt këtë gjendje.