Zbulohen detaje nga dasma e aktores turke me Mesut Ozil

Mediale Vip

Zbulohen detaje nga dasma e aktores turke me Mesut Ozil

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:19
Mesut Ozil dhe Amine Gulse

Mesut Ozil dhe Amine Gulse së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare.

Sipas ‘CNN Turk’, dy të dashuruarit do të martohen në Londër këtë verë.

Çifti ka vendosur të marrë avionë privatë për të lehtësuar transportin e të ftuarve në Angli. Mesut dhe Amine zgjodhën Londrën pasi është vendi ku jetojnë të dy.

Besohet se pasi të kalojë muaji i Ramazanit, aktorja bukuroshe do t’i thotë ‘po’ përgjithmonë të fejuarit të saj.

Nusja do veshë 3 fustane të ndryshme, njërin prej të cilëve ja ka dizenjuar një stilist i njohur në Turqi.

Fansat e çiftit po e presin me padurim ditën e madhe.

Ceremonia do të bëhet me një numër relativisht të vogël të ftuarish dhe mendohet se do të jetë goxha private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat