Meghan Markle dhe Princ Harry në garë me kohën, gjithçka gati për fëmijën që do vijë në jetë

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Princ Harry në garë me kohën, gjithçka gati për fëmijën që do vijë në jetë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:40
Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry janë në një garë me kohën duke bërë përgatitjet për të lëvizur në shtëpinë e re. Sipas burimeve pranë pallatit, çifti i njohur kanë urdhëruar punëtorët të nxitojnë me punimet për të siguruar lëvizjen në shtëpinë e re sa më herët. Të gjithë janë vënë në punë që shtëpia e dhuruar nga mbretëresha për Meghan dhe Harry-n të jetë gati sa më shpejt. Mendohet se në prill do vijë në jetë fëmija i parë për dy të dashuruarit dhe ai moment duhet t’i gjejë të përgatitur. Pavarësisht presionit të kohës, burimet janë shprehur për ‘Us Weekly’ që duka dhe dukesha janë shumë të qetë. Ata po shijojnë çdo moment dhe mezi presin të hyjnë në shtëpinë e tyre, e cila është bërë gati sipas shijeve të Meghan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat